Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka shtrënguar duart me nënën e narko-bosit më famëkeq në këtë vend, Joaquin Guzman i njohur si El Chapo.
E tëra ndodhi gjatë një vizite në qytetin e lindjes së bosit të drogës, që për një kohë të gjatë edhe ka qenë streha kryesore e kartelit të tij Sinaloa.
Në videon e publikuar në Twitter që zgjat vetëm 30 sekonda, shihet se si presidenti meksikan i afrohet një veture brenda të cilës po qëndronte ulur Maria Konsuelo Loera, transmeton Telegrafi.
Siç raporton The Guardian, Obrador i ka thënë nënës së El Chapos se nuk ka nevojë të del nga vetura dhe se “ka pranuar letrën e saj”, duke mos precizuar për çfarë bëhet fjalë.
Në video shihet gjithashtu shihet se si presidenti meksikan bisedon diçka me njërin nga avokatët e El Chapos, Jose Luis Gonzalez Mezo. Një dëshmitar i ka thënë Reuters, se e ëma e El Chapos e kishte pritur presidentin në afërsi të vendit ku kishte lindur djali i saj.
Presidenti meksikan kishte shkuar për një vizitë zyrtare, kurse takimi me të ëmën e El Chapos ka nxitur kritika të shumta në Twitter, në veçanti pasi ishin parë duke shtrënguar duart në kohën kur po promovohet distanca e preferuar për shkak të coronavirusit. /Telegrafi/
Mexican President Andres Manuel Lopez Obrador visited Badiraguato, Sinaloa, the homeland of Chapo Guzman and several other drug lords coincidently on Ovidio Guzman’s birthday. He shook hands with Chapo’s mom and said that he “received her letter”. #AMLO pic.twitter.com/ZKJihfFxHx
— Francisco Velasco (@FranciscoEfV) March 30, 2020