Duke folur në intervistën e tij të fundit, presidenti i La Ligas, Javier Tebas, kishte disa gjëra për të thënë për Real Madridin.
Kreu i futbollit spanjoll ka thënë se te Los Blancos duket se kanë humbur mendjen.
“Është vërtetuar se Negreira mund të ndikojë në ngritjen dhe rënien e gjyqtarëve, por nuk kishte asnjë provë për ndonjë shtytje ndaj ndonjë referi”, deklaroi Tebas për skandalin e gjyqtarëve me Barcelonën.
“Real Madridi po luan viktimën në një mënyrë të ekzagjeruar dhe të papërshtatshme. Ata dukej se e kishin humbur mendjen”, shtoi Tebas.
Tebas gjithashtu shtoi se ende nuk flet me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.
“Florentino Perez? Nuk kam pse të flas me të, herën e fundit më tha ‘nuk më dëgjon’ por e vërteta është se unë e dëgjoj por nuk i kushtoj vëmendje”, ka potencuar më tej Tebas. /Telegrafi/