Presidenti kinez Xi Jinping festoi të shtunën e 66 vjetorin e lindjes së tij së bashku me presidentin rus Vladimir Putin.
Dhe Putin e befasoi homologun e tij me dhuratën për ditëlindje.
Presidenti rus i bleu Jinping akullore.
Dy liderët u takuan në Dushanbe, kryeqytetin e Taxhikistanit, ku morën pjesë në konferencën e Confidence-Building Measures in Asia.
Ky është takimi i tyre i dytë brenda pak javësh. Putin dhe Jinping u takuan në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek. /oranews.tv/