Telegrafi

Presidenti amerikan tallet në llogari të vet: Unë quhem Joe Biden, unë jam zëvendëspresident i Barack Obamës

Presidenti amerikan, Joe Biden bëri sot shaka me veten gjatë një konference për shtyp ku morën pjesë Barack Obama dhe Kamala Harris.

Ai kishte bërë së fundi një gafë duke e quajtur Michelle Obama si ish-zëvendëspresidente të Shteteve të Bashkuara.

“Unë quhem Joe Biden, unë jam zëvendëspresidenti i Barack Obamës”, tha presidenti amerikan, duke i bërë të gjithë të qeshin.

Ai më pas tha se bashkëshorti i saj ishte Jol Biden dhe se ajo nuk ishte e pranishme sepse punonte dhe jepte mësim.

Ndryshe, ish-presidenti amerikan Barack Obama ka vizituar tashmë zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga viti 2017. /Telegrafi/