Premtimi i Lamine Yamal për vëllain e tij të vogël Keyne
Lamine Yamal ka emocionuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale pasi konfirmoi zyrtarisht se do të mbajë fanellën me numrin legjendar 10 te FC Barcelona. Ylli i ri i katalanasve publikoi një video prekëse në Instagram, ku ndan një moment të veçantë me vëllain e tij të vogël, Keyne.
Në klipin emocional, Keyne shfaqet duke ngjyrosur fanellat historike të Barcelonës që janë mbajtur nga legjenda si Diego Maradona, Ronaldinho dhe Lionel Messi, të gjithë bartës të fanellës me numrin 10.
Lamine, ndërsa i sheh vizatimet, i thotë vëllait të tij: “Të luash mirë nuk mjafton për të veshur këtë fanellë... Disa bënë histori,” – duke iu referuar Maradonës.
🔟❤️💙 pic.twitter.com/ImRIa7QdLa
— Lamine Yamal (@Laminee__yamal_) July 16, 2025
“Të tjerët u argëtuan duke luajtur”, – thotë për Ronaldinhon.
“Dhe ky… kjo është gjëja më e mirë që kam parë ndonjëherë”m – përfundon ai, teksa shikon fanellën me emrin e Messit.
Pastaj, Keyne i dorëzon fanellën me emrin "Lamine Yamal", dhe vëllai i madh, i emocionuar, i thotë: “Po kjo? Ta shohim?… Do t’i jap gjithçka, të premtoj. Do të krijoj historinë time”.
Në fund të videos, prindërit e Lamine Yamal shfaqen teksa reflektojnë mbi këtë moment të ndjerë familjar – një moment që sinjalizon jo vetëm një fanellë, por një përgjegjësi, trashëgimi dhe ëndërr që vazhdon./Telegrafi/


