Site icon Telegrafi

Prekëse: Gruaja e paralizuar befasoi të gjithë, kur u ngrit në këmbë dhe eci drejt altarit (Foto)

Ecja e nuses drejt altarit është gjithmonë një moment emocionues i ceremonisë martesore. Në rastin e një gruaje të paralizuar, padyshim se ky moment ka ngjallur emocione tek të pranishmit.

Nusja Jaquie Goncher 25-vjeçe, e cila ishte paralizuar nga qafa e poshtë në moshën 17-vjeçe, ka befasuar të ftuarit e saj në dasmë duke u ngritur nga karroca dhe duke ecur drejt altarit, transmeton Telegrafi.

Pas një aksidenti që e kishte pësuar gjatë notit, ajo edhe sot e kësaj dite vuan nga dëmtimi i palcës kurrizore, derisa mjekët i kishin bërë me dije se ajo ndoshta kurrë më nuk do të ecë.

Por ajo arriti të befasojë mjekët, kur pas gjashtë muajsh u ngrit në këmbët e veta. Por gjatë këtyre tetë viteve, ajo ka lëvizur vetëm me ndihmën e karrocës.

Të qenit atlete para aksidentit, ka qenë pjesa më e vështirë për Jaquie pasi që nuk mund të bënte ushtrimet ditore.

“Po të ishte gjithçka në rregull tani do të duhej të isha në palestër duke ushtruar. Nuk është se nuk e kam provuar një gjë të tillë, por vazhdimisht jam rrëzuar nga karroca dhe kjo më ka mërzitur tej mase jetën”, ka deklaruar Jaquie për revistën Cosmopolitan.

Por një vit para martesës së saj, Jaquie i dha vetës një mision – të ngritët në këmbë, dhe të ecë drejt altarit në ditën më të lumtur të jetës së saj.

Dhe siç mund të shihni në fotografitë e postuar më poshtë të realizuar nga Love Stories By US, ajo jo vetëm që arriti qëllimin e saj, por edhe vallëzoi. /Telegrafi/

Në moshën 17-vjeçe, Jaquie Goncher kishte pësuar një aksident në pishinë, që e la të paralizuar nga qafa e poshtë

Mjekët i kishin thënë se ajo mund të mos ecë më kurrë

Viti i parë i terapisë ishte shumë i vështirë për Jaquie. Ajo assesi nuk mund të pajtohej se nuk mund më të bëjë ushtrimet që dikur i bënte si atlete e suksesshme

“Kur vendosa për herë të parë t’i rikthehem palestër, dëshiroja të ulesha në një biçikletë, por e dija që këmbët e mia nuk do të mund të lëviznin pedalet”, ka deklaruar Jaquie

“Jam nervozuar aq shumë, sa që kam ulur kokën dhe kam filluar të qajë”

Asaj i është dashur shumë kohë që të marrë forcë, për t’u rikthyer në palestër

“Në ditën e martesës, dëshironi që të gjithë t’ju shikojnë dhe të ndjeheni më e bukura. Mendoj se mund të jeni një bombë edhe në karrocë, por unë nuk dëshiroja të njihesha për këtë”

Kur Jaquie u shfaq në ceremoni e shoqëruar nga nëna dhe gjyshi, askush nuk u befasua kur e panë në karrocë

Por më vonë të gjithë mbetën të habitur, kur e panë duke u ngritur në këmbë dhe duke ecur drejt altarit, pas plotë tetë viteve pas aksidentit që kishte pësuar

Edhe pse dhëndri Andy Goncher ishte i informuar për befasinë, ai nuk mundi t’i ndalë lotët

Pothuajse të gjithë filluan të qajnë, ishte një moment shumë emocionues

Vetëm para një viti, Jaquie nuk ishte në gjendje të qëndrojë në këmbët e veta për më shumë se 30 minuta, për shkak të tensionit të ulët të gjakut

Tani ajo mund të qëndrojë në këmbë për plotë 45 minuta, siç edhe kishte vepruar në ceremoninë martesore

Dyshja kanë shijuar për herë të parë vallëzimin, pasi kurrë më parë nuk kishin vallëzuar së bashku

Jaquie ishte mbështetur tek bashkëshorti i saj gjatë vallëzimit

Nëna e nuses ishte siguruar që momentin e vallëzimit ta pikturojë një artist profesionit i njohur si Kuhn

Jaquie dukej shumë e bukur me vello dhe flokët ngjyrë të gjelbër

“Ka qenë një moment emocionues. Nganjëherë nuk mund ta kuptojë se çfarë mrekullie ka ndodhur që sërish po mund të ngritëm në këmbë”

Jaquie zotohet se do të vazhdojë të ushtrojë shumë që të mund të qëndrojë çdo ditë në këmbë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version