Televizioni shtetëror iranian ka shfaqur burrin, që dukej të jetë Esmail Qaani, komandanti i lartë i forcave Quds të Iranit.
Ai u pa duke marrë pjesë në një ceremoni mortore të komandantit të lartë të Gardës Revolucionare të vrarë në Liban.
Ishte përfolur shumë për fatin e Qaani ditët të fundit, pas “zhdukjes” së tij dhe mos-shfaqjes në publik, transmeton Telegrafi.
Madje disa raportonin se ai mund të jetë vrarë në sulmet izraelit në Liban që kishin shënjestruar komandantin e Hezbollahut, Hashem Safieddine, derisa tjerët pretendonin se ai mund të ketë pësuar sulm në zemër apo të jetë marrë në pyetje nga Irani i dyshuar si spiun.
Pamjet shfaqin Qaaani në ceremoninë mortore që po zhvillohej në qytetin irakian Karbala, ku po varrosej gjenerali i Gardës Revolucionare të Iranit, Abbas Nilforoushan, që u vra në sulmet ajrore izraelite së bashku me komandantin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah. /Telegrafi/
Video on Iranian television of IRGC Quds Force commander Ismail Qaani at memorial for deceased Abbas Niloforoshan killed by an Israeli strike in Lebanon.
This is amid recent rumors and ostensible reporting that he’d been either killed, arrested, or had a heart attack. pic.twitter.com/qiL5EbfyUy
— Murtaza Hussain (@MazMHussain) October 15, 2024