Dy herë kampioni i NBA, 38-vjeçari Rajon Rondo ka bërë të ditur se ka përfunduar zyrtarisht karrierën e tij në basketboll.
Rondo nuk ka luajtur që nga viti 2022, ndërsa dje bëri të ditur se nuk planifikon të kthehet në fushë dhe se ka mbaruar së luajturi basketboll.
“Ka mbaruar, nuk mund ta bëj më. Preferoj të kaloj kohë me fëmijët sesa me basketbollin. E vlerësoja çdo minutë në fushë dhe ia vlente të sakrifikoja gjithçka për pjesën tjetër të jetës sime, kur të shoh atë që kam arritur”, ka thënë Rondo.
Ai la gjurmën e tij më të madhe në fanellën e Bostonit, fanellë të cilën e veshi për tetë vjet (2006-2014), si dhe luajti për Dallas, Sacramento, Chicago, NewOrleans, Atlanta, Cleveland dhe për të dy klubet nga Los Angeles.
4x All Star and 2x NBA champion Rajon Rondo announces his retirement 🙏
(via @allthesmokeprod) pic.twitter.com/ow5v4w9SHq
— Bleacher Report (@BleacherReport) April 2, 2024
Ai ishte kampion me Boston Celtics në vitin 2008, dhe me Lakers në vitin 2020.
Në epokën e tij të artë, ai ishte një lojtar i All-Star katër herë radhazi (2010 – 2013), ishte lojtari më i mirë i ligës për asistime tre herë, ishte në pesë lojtarët më të mirë mbrojtës dy herë, dhe udhëhoqi ligën në ‘vjedhje’ të topave një herë.
Si ‘playmaker’, ai realizoi 42 tre shifror të dyfishtë mbresëlënës dhe në fund mesatarja e tij në karrierë ishte 9.8 pikë, 7.9 asistime dhe 4.5 kërcime për lojë. /Telegrafi/
Rajon Rondo’s resume:
• 2× NBA champion
• 4× NBA All-Star
• All-NBA Third Team
• 2× NBA All-Defensive First Team
• 2× NBA All-Defensive Second Team
• 3× NBA assists leader
• NBA steals leaderA Celtics legend. Enjoy retirement.pic.twitter.com/qBOcGC3Xl0
— CelticsUnite (@CelticsUnite18) April 2, 2024