Site icon Telegrafi

Pranonin ryshfet nga klientë të ndryshëm për t’ua mundësuar marrjen e patentë-shoferit, arrestohen dy persona në Han të Elezit

Foto: Ilustrim

Dy persona (një grua dhe një burrë) janë arrestuar nën dyshimin se me qëllim përfitimi personal kanë pranuar rushfet nga klient të ndryshë, duke u mundësuar marrjen e patentë -shoferit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 11.05.2024 rreth orës 11:00 në Han të Elezit.

Po ashtu sipas raportit si prova materiale janë sekuestruar dëshmi të ndryshme.

“Më 06.11.2024 janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë, nën dyshimin se me qëllime përfitimi personal kanë pranuar ryshfet nga klient të ndryshe, duke u mundësuar marrjen e patentë-shoferit. Si prova materiale janë sekuestruar dëshmi të  ndryshme”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raport dy të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version