Site icon Telegrafi

Pranë dështimit filmi i Selena Gomezit me Woody Allenin

Projekti filmik ku paraqitet këngëtarja e famshme, duket se kurrë nuk do ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave.

Filmi i regjisorit, Woody Allen, ku luan Selena Gomez, Timothee Chalamet dhe Elle Fanning, “A Rainy Day in New York”, është hedhur poshtë nga Amazon Studios.

Para katër vjetëve, kineasti ishte akuzuar për abuzim seksual nga vetë vajza e adoptuara.

Madje, njëra prej tyre ka zbuluar në detaje për gazetën amerikane New York Times, se si babai i saj kishte abuzuar me të seksualisht në moshën shtatëvjeçare.

Pavarësisht akuzave, Selena Gomez dhe aktorët e tjerë kishin pranuar të bashkëpunojnë me 82-vjeçarin.

Lexo po ashtu Selena Gomez, horror dhe lakuriq në vaskë

Filmi që u xhirua dimrin e kaluar, para se të bëhej lëvizja #MeToo. Menjëherë pas kësaj u vunë në qendër të vëmendjes gjithë akuzat ndaj Allen.

Ndryshe, Selena është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe së shpejti do të publikojë albumin më të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version