Sulmuesi holandez Memphis Depay i cili së fundmi ka ndarë rrugët me Atletico Madridin, është shumë afër që të bëjë një hap të papritur në karrierën e tij.
Pas largimit nga kryeqyteti spanjoll, sulmuesi 30-vjeçar mund të transferohet në Amerikën Jugore, thënë më saktë në Brazil tek Corinthiansi, ka raportuar media braziliane UOL Esporte.
Depay i cili shënoi nëntë gola sezonin e kaluar, duket i gatshëm që të largohet nga futbolli evropian dhe të eksplorojë mundësi të reja në një kontinent ku futbolli përjetohet me një pasion të hatashëm.
Negociatat mes Corinthians dhe rrethit të lojtarët janë në faza të avancuara dhe sipas pikëpamjes së klubit brazilian, ardhja e Depay po shihet si një përforcim luksoz.
🚨🇧🇷 Corinthians and Memphis Depay have reached an agreement in principle.
Verbal agreement now as documents are still being drafted, checked with his camp.
Key steps to follow ahead of deal being signed for Memphis.
It’d be valid until 2026, as @geglobo reports. pic.twitter.com/4OPLhqT7tu
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 6, 2024
Të kesh një lojtar të kalibrit të tillë në ekip, i cili ka eksperiencë në disa prej klubeve më të mëdha në Evropë si Manchester United, Lyon dhe Barcelona, do të ishte një luks i madh.
30-vjeçari me gjasë do të marrë vendimin për t’iu bashkuar futbollit brazilian, duke i ikur kështu presionit të ligave evropiane dhe të përqafojë një mision të ri në karrierën e tij.
Corinthians, një klub me një histori të pasur dhe tifozë me plotë pasion, mund t’i ofrojnë atij mundësinë perfekte për të ‘ringjallur’ karrierën e tij dhe për t’u bërë një figurë kyçe në skuadër./Telegrafi/