Nëse feed-i i juaj në Twitter u dominua së fundmi nga postimet e pronarit të kompanisë Elon Musk, nuk jeni vetëm.
Të hënën, disa përdorues raportuan se faqja e tyre ‘For You’ në Twitter ishte plotë me postime dhe replikime të Elon Musk, transmeton Telegrafi.
Pati një rritje të tweeta-ve nga Musk që u shfaqën edhe në llogaritë që nuk e ndiqnin miliarderin, siç raportohet nga The Verge.
Të martën, Musk e pranoi defektin në një postim në Twitter duke thënë: “Ju lutemi prisni derisa ne të bëjmë rregullime në .. ‘algoritmin’.
Incidenti vjen pas shqetësimit të Musk se ky ‘reach’ në Twitter po binte. Ai madje llogarinë e tij personale në Twitter për ta testuar nëse ishte kështu.
Siç raportohet nga Platformer, të dhënat e brendshme të Twitter tregojnë se ndërsa llogaria e Musk u rrit në kulmin e popullaritetit në renditjen e kërkimit në prill 2022, angazhimi i llogarisë së tij ka rënë ndjeshëm që atëherë dhe inxhinierët nuk gjetën asnjë problem me algoritmin e Twitter.
Gjatë fundjavës, Musk e kaloi ditën me inxhinierët e Twitter duke bërë ndryshime për të rregulluar këtë çështje të ‘dukshmërisë’.
Miliarderi pohoi se deri në 95 për qind e tweet-eve të tij nuk po ‘shpërndaheshin gjerësisht’. /Telegrafi/