Site icon Telegrafi

Postieri hodhi pakon në dritaren e banjës, vazoja brenda pësoi dëme të pariparueshme (Foto)

Vazoja egjiptiane që kushtoi më se 200 euro, ka pasuar dëme të pariparueshme, pasi postieri e hodhi pakon në banjë.

Jason Briscoe i ka siguruar pamjet, kur ai kaloi nëpër ballkonin e ngushtë të banesë së që ndodhet në Londër dhe e hodhi nga dritarja që ishte gjysmë e hapur, transmeton Telegrafi.

“Ka mundur ta linte në pragun e derës, pasi banesa ime është në fund dhe nuk kalon askush. Pres kompensim për dëmin”, ka shkruar Briscoe.

Në anën tjetër, ka shumë raste kur postierët janë kritikuar kur i kanë lënë pakot para shtëpive, sepse po grabiten shumë shpesh. /Telegrafi/

Exit mobile version