Posta e Kosovës ka filluar me pilot-projektin “Posta mobile” me qëllim që të ofrojë shërbime për qytetarët në ato zona ku nuk ka zyra postare.
“Posta mobile” fillimisht do të vendoset në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, tek shkolla fillore “7 marsi”, nga ora 09:00 – 11:00.
Ekipi tjetër do të ofroi shërbime në lagjen “Kodra e trimave”, pranë shkollës fillore “Zenel Hajdini” të kryeqytetit, nga ora 13:00 – 15:00.
“Posta mobile” mundëson për këdo që ka nevojë të paguaj fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë, gjoba të policisë, të blej mbushje të Valës, të paguaj Kujtesën, shërbime postare, e të tjera. /Telegrafi/