Site icon Telegrafi

Posta e Kosovës prezanton pullën postare për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Posta e Kosovës ka lëshuar të mërkurën në qarkullim emisionin e pullave postare me titull “20 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, që iu dedikohet fëmijëve të Kosovës dhe të të gjithë botës.

Emetimi prej katër pullave postare është promovuar në ngjarjen e sotme të organizuar nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë. Me ketë rast, Posta e Kosovës i ka dhuruar katër pullat e para postare shefit të kësaj zyre, Murat Sahin.

Me emetimin dhe promovimin e pullave postare, Posta e Kosovës i është bashkuar UNICEF-it si dhe institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare në misionin për mbrojtën dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve.

Më 20 nëntor 1989 është aprovuar Konventa për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo Konventë i specifikon të drejtat themelore të fëmijëve për jetë, shëndet, edukim dhe lojë, të drejtën në familje, të drejtën e mbrojtjes nga dhuna, nga diskriminimi, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version