Site icon Telegrafi

Posta e Kosovës në përkrahje të studentëve, nënshkruan marrëveshje me studentët për mësim praktik

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe Edon Nishori, Kryetar i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,  kanë nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit.

Sipas njoftimit për media, nga kjo marrëveshje më së shumti do të përfitojnë studentët e këtij Universiteti publik.

“Ata do të kenë mundësi edhe për mësim praktik në Postën e Kosovës, që do të realizohet përmes punës praktike në drejtorit përkatëse. Posta e Kosovës ka qenë e hapur çdo herë për student dhe ka ofruar trajtim të veçantë duke përfshirë edhe çmimet e tarifave për 50% me të lira. Studentëve, do të ju ofrohet qasje në të gjitha strukturat e Postës me qëllim të zhvillimit të hulumtimeve për temat e tyre të diplomës, dhe ndërlidhjes së teorisë dhe praktikës konform kushteve të tregut dhe standardeve bashkëkohore të Arsimit të lartë”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera njoftimi thekson se marrëveshje të ngjashme Posta e Kosovës ka edhe me shumicën e studentëve të universiteteve tjera publike e private në Kosovë./Telegrafi/

Exit mobile version