Site icon Telegrafi

Portieri anglez befasoi të gjithë: Mbrojtje me ‘katër gishta’ dhe mbajti portën e paprekur

Një ngjarje e rrallë vjen sot nga elita e futbollit anglez Liga Premier me protagonist portierin e Southamptonit, Aaron Ramsdale.

Portieri i Southamptonit, Aaron Ramsdale, në ndeshjen kundër Fulhamit kishte veshur një dorezë me katër gishta dhe tërhoqi shumë vëmendjen e të gjithëve.

Anglezi theu gishtin e tij muajin e kaluar kundër Wolverhampton, por u kthye me një dorezë të modifikuar që e lejoi atë të mobilizonte gishtin e thyer për një tjetër.

Në fund, skuadra e tij, e cila është e fundit në renditje arriti të marrë një barazim të vlefshëm jashtë fushës 0-0.

Ramsdale mbërriti në Southampton në fillim të këtij sezoni nga Arsenali, pasi humbi pozitën e parë të portierit nga David Raya.

Përkundër rikthimit të Ramsdale, Southampton do ta ketë vështirë qëndrimin në Ligën Premier, pasi është e fundit në tabelë me vetëm gjashtë pikë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version