Porsche SE, aksioneri kryesor i Volkswagen (VW), nuk po planifikon shitjen e aksioneve të VW.
Në përgjigje të një pyetjeje, një zëdhënës i Porsche tha se nuk kishte plane konkrete aktuale për të shitur aksionet e VW dhe as nuk ka pasur në vitin 2024, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Gazeta Bild kishte raportuar më parë se degët e familjes rreth Wolfgang Porsche dhe Hans Michel Piëch po konsideronin një shitje të pjesshme të aksioneve të tyre të VW.
Porsche SE është kompania investuese e familjeve Porsche dhe Piëch. Ajo zotëron 53.3% të aksioneve të zakonshme të Volkswagen, duke i dhënë asaj shumicën e të drejtave të votës.
“Nuk ka pasur asnjë diskutim me investitorët në lidhje me shitjen e aksioneve të VW”, citohet të ketë thënë zëdhënësi.
“Porsche është e përkushtuar ndaj rolit të saj si një aksioner ankorues afatgjatë i Volkswagen dhe është i bindur për potencialin e krijimit të vlerës së Grupit Volkswagen”, shtoi zëdhënësi. /Telegrafi/