Porsche ka një lajm për ata që do të shikojnë ngjarjen e saj të përvjetorit më 8 qershor të këtij viti.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë festimeve, prodhuesi i automjeteve do të tregojë një koncept, i cili do të jetë “makina sportive e së ardhmes”.
Fatkeqësisht, nuk ka shumë informacione të disponueshme për debutimin e ardhshëm, përveç se ai “do të ofrojë diçka për “vizionin për makinën sportive të së ardhmes”.
Dhe fjala vizion lë të kuptohet se kjo do të jetë një makinë koncept dhe jo një model prodhimi.
Por fakti që përshkruhet si një makinë sportive mund të lë të kuptohet për të ardhmen e ikonës 911, e cila mbetet produkti kryesor i Porsche.
Ekziston gjithashtu një shans që ata të mund të vijnë me “binjakët” e ardhshëm elektrikë Boxster/Cayman që janë planifikuar të lansohen në formë prodhimi në vitin 2025, por në çdo rast do të duhet të presim që kjo të zbulohet atë ditë. /Telegrafi/