Në konferencën vjetore për shtyp, Porsche dha njoftime mbi disa informacione rreth elektrifikimit të paralajmëruar më parë dhe modeleve të reja që do të ofrohen nga kompania e famshme gjermane e makinave në të ardhmen e afërt.
Risia e parë që Porsche do të prezantojë vitin e ardhshëm do të jetë një SUV Cayenn i cili ridizenjuar tërësisht dhe i cili do të jetë edhe Cayenne i fundit me motor me djegie të brendshme, pasi gjenerata e ardhshme do të fuqizohet vetëm nga motorë elektrikë.
Tashmë dihet se Cayenne së shpejti nuk do të jetë më SUV-i më i madh në gamë, sepse Porsche është duke përgatitur një SUV “numerikisht” më të madh që do të fuqizohet gjithashtu vetëm nga motorë elektrikë, raporton Klix, përcjell Telegrafi.
Përveç dy versioneve të mëparshme PHEV (Plug-in Hybrid Electric Vehicle) motorët elektrikë të të cilëve kombinohen me një motor V6 më të dobët me tre litra dhe një motor V8 më të fuqishëm me 4 litra, klientëve do t’u ofrohet një opsion i tretë hibrid përveç Cayenne-t të ri-dizajnuar, ndërsa bateritë me kapacitet më të madh në të gjitha variantet do të ofrojnë rreze më të gjatë.
Nga viti i ardhshëm, klientët do të mund të llogarisin në Macan-in elektrik, ndërsa Seria 718, vetura e cila do të fuqizohet vetëm nga “motorët elektrik”, do të jetë në dispozicion nga mesi i dekadës, para përfundimit të së cilës Cayenne i ri elektrik do të të jetë në dispozicion.
Përveç SUV-it elektrik të paralajmëruar që do të jetë më i madh se Cayenne, modelet elektrike të ofruara nga Porsche do të përbëjnë deri në 80 për qind të prodhimit total deri në vitin 2030. /Telegrafi/