Porsche Motorsport po feston një moment historik të madh me prodhimin e veturës së sajtë 5,000-të të garave Cup 911 bazuar në modelin Porsche 911.
Cup 911 i parë u ndërtua në vitin 1990 për Porsche Carrera Cup Deutschland dhe që atëherë është bërë një nga veturat e garave më të prodhuara në botë, me 34 seri të miratuara nga Porsche të cilat tashmë garojnë globalisht.
Cup 911 ka evoluar nga një model prodhimi i bazuar në teknologji në një makinë garash, me Porsche 911 GT3 Cup aktual, modeli i serisë 992, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.
Cup 911 GT3 i fundit përmban një qelizë sigurie me ndihmën e kompjuterit, një trup me fibër karboni dhe komponentë të kabinës, dhe një krah të pasmë që mund të rregullohet në 11 pozicione.
Motori me gjashtë cilindra, me një fuqi prej 503 kuajfuqish, është praktikisht identik me atë të Porsche 911 GT3 i cili është i dizajnuar për rrugë normale, me përjashtim të sistemit të shkarkimit të garave dhe elektronikës speciale të motorit.
Fuqia e pandryshuar do të thotë që motori me katër litra nuk ka nevojë t’i nënshtrohet servisit gjatë një sezoni të tërë të Superkupës ose Carrera Cup.
Në fakt, Porsche ka prodhuar kaq shumë modele Cup 911, sa që kjo shifër e tejkalon numrin e prodhimit të modeleve të edicionit special dhe të dizajnuara për rrugë normale nga markat e tjera. /Telegrafi/