Please enter at least 3 characters.

Pompeo: SHBA-ja do të del fitimtare në luftën tregtare me Kinën

2018/09/pompeo_.jpg
201:"U.S. Secretary of State Mike Pompeo speaks during a news conference following a meeting with North Korea's envoy Kim Yong Chol in New York, U.S., May 31, 2018. REUTERS/Brendan McDermid - RC16EB3549A0
7:"REUTERS

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u zotua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dalin fitimtare në çdo luftë tregtare me Kinën, një ditë para se tarifat më të fundit të administratës Trump ndaj importeve kineze të hyjnë në fuqi.

Pompeo në një intervistë për rrjetin televiziv Fox News tha se "Ne do të arrijmë ta detyrojmë Kinën të sillet në mënyrën e duhur: në se do të bëhesh fuqi globale, nuk duhet të vjedhësh pronën intelektuale", shkruan VOA.

Administrata Trump ka argumentuar se tarifat ndaj mallrave kineze do ta detyronin Pekinin të zhvillonte tregti me Shtetet e Bashkuara në terma më të favorshme.

Po ashtu, administrata amerikane ka kërkuar që Kina të mbrojë pronën intelektuale dhe t’i japë fund praktikës së piraterisë kibernetike. Administrata Trump, po ashtu i ka bërë thirrje Kinës që t’i lejojë kompanitë amerikane që të kenë më tepër qasje në tregjet kineze dhe ta ulin bilancin pozitiv nga tregtia me Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/