Site icon Telegrafi

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Zëvendëskryeministri i Polonisë thotë se Varshava ka blerë 5000 terminale interneti Starlink për Ukrainën.

“Starlink ofron internet dhe siguri si në sferën civile, ashtu edhe në atë ushtarake. Falë këtij, fronti qëndron”, tha Krzysztof Gawkowski, shkruan skynews.

Terminalet Starlink kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e komunikimeve gjatë luftës në Ukrainë, me shumicën e pozita ushtarake të pajisura me terminalin e vet.

Vitin e kaluar, Ukraina tha se rreth 42 mijë terminale ishin në funksionim nëpër ushtri, spitale, biznese dhe organizata ndihmëse.

Mbi 20 mijë nga ato, Polonia ia ka huazuar shtetit ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version