Një video amatore shfaq policinë spanjolle duke kryer bastisje, ku përdorën helikopter për të shpërndarë turmën e një grupi pushuesish që tentuan të vjedhin kanabisin nga barka e trafikantëve të drogës.
Videoja e bastisjes është filmuar nga kulmi i një shtëpie në Sanlucar, Barrameda gjatë 29 korrikut, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e doganës spanjolle parandaluan vjedhjen e drogës së dilerëve, që ishte përplasur dhe kishte mbetur në rërë.
E kur policët tentuan të sigurojnë skenën e krimit, pushuesit lokalë tentuan të vjedhin drogën, duke detyruar policinë të ngritin në ajër helikopterin për t’i shpërndarë.
Megjithatë edhe kjo nuk i ndaloi ata, pasi shiheshin duke vrapuar me çanta në dorë nën helikën e fluturakes.
Policia spanjolle ka njoftuar se ka arritur të marrë gjithë drogën që tentuan ta vjedhin pushuesit lokalë. /Telegrafi/