Telegrafi

Policia shton masat policore për të rritur sigurinë në trafik

Policia e Kosovës, vazhdon me shtimin e masave policore për të rritur sigurinë në trafik.

Përmes një njoftimi ka bërë të ditur se, masat janë shtuar përmes  zbatimit të  planit operativ i cili parasheh aktivitete të shtuara të llojeve të ndryshme me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafik dhe të rritet siguria.

Duke e parë shtimin e automjeteve përgjatë sezonës verore e po ashtu qarkullimin e tyre të shtuar në prag të festës së Kurban Bajramit, Policia e Kosovës KËRKON dhe njeherit APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së siguris në trafik.

Policia e Kosovës, uron që kjo festë të kaloj në mënyrë të qetë dhe pa aksidente në trafik, në të kundërtën do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.