Në vazhdën e veprimeve operativo-hetimore që ka ndërmarrë Policia e Kosovës në javën e fundit, në fushën e luftimit të trafikimit me narkotikë, janë konfiskuar mbi 199 kilogramë substancë e dyshuar narkotike, janë arrestuar 31 të dyshuar si dhe janë konfiskuar prova të ndryshme relevante.
Policia e Kosovës, ka vazhduar veprimtarinë e saj dhe me datën 3.11.2017, zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Prizren, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari ka gjetur një sasi lënde të dyshuar si substancë narkotike.
Më poshtë mund të ndiqni videon e publikuar nga Policia e Kosovës, e realizuar nga momenti paketimit të substancës narkotike, e cila më pastaj do të shpërndahet te klientët. /Telegrafi/