Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi.
I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën zjarrvënie.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personit të dyshuar. Njësiti i Hetimeve të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar që është identifikuar: Florent Bunjaku, kërkohet për përfshirje veprën zjarrvënie”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose info@kosovopolice.com./Telegrafi/