Dy persona janë ndaluar nga Policia, pasi bartnin disa persona nga Siria.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:33 në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Siç thuhet në raport, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit u janë konfiskuar veturat dhe disa para të cilat u janë gjetur gjatë kontrollit.
“Është raportuar se dy të dyshuar m/k me dy vetura janë ndaluar dhe në vetura kanë pasur duke transportuar persona nga Siria. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit u janë konfiskuar veturat dhe disa para të cilat u janë gjetur gjatë kontrollit. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/