Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një personi.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “vjedhje”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/