Një person ka humbur jetën sot në Istog, pasi që i njëjti pësoi lëndime gjatë manovrimit-riparimit të një paragllajdi.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës, stacioni policor në Pejë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 10:48.
“Më datë 29.01.2025 rreth orës 10:48, policia ёshtё njoftuar se në fshatin Sine – Istog, një person gjersa ishte duke manovruar-riparuar një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore, Prokurori i shtetit dhe auto ambulanca e cila e ka transportuar të lënduarin për në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim.
Policia shton se për shkak të gjendjes së rëndë, viktima është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, ku më pas është konfirmuar se ka ndërruar jetë.
“Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë u kthehet familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/