Në përpjekje që të parandalohet ndonjë sulm terrorist gjatë Lojërave Olimpike që zhvillohen në Tokio më 2020, policia japoneze ka filluar të testojë një sitëm të mbrojtjes nëpërmjet inteligjencës artificiale.
Testet e para të këtij algoritmi, u provuan gjatë një festivali me fishekzjarrë, që është zhvilluar në kryeqytetin e Japonisë, transmeton Telegrafi.
Kamerat filmuan të gjithë pjesëmarrësit, si dhe monitoruan format se si lëvizën, në mënyrë që të vlerësonin se ku do të shkojnë më tutje.
Sistemi i kompjuterëve monitoroi secilën lëvizje të pazakontë, në mënyrë që të evidentojë individët e dyshimtë.
Për ta avancuar këtë sistem, do të përdoret në aktivitetet të ndryshme, që të mbledhë sa më shumë të dhëna dhe të shihen rezultatet nëse është i sigurt që të hyjë ën funksion. /Telegrafi/