Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me gjetjen e mjeteve shpërthyese në autobusin që vinte nga Serbia, në pikën kufitare në Jarinje.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Telegrafin se në autobus janë gjetur dy granata dore dhe dy detonatorë elektrikë.
Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, ka identifikuar mjetet e dyshuara në autobusin e ndaluar në pikën kufitare në Jarinje, në hyrje të Republikën së Kosovës.
“Mjetet e dyshuara janë identifikuara si dy granata dore, dy detonatorë elektrikë, të cilat janë larguar në mënyrë të kontrolluar”, tha Kelani, për Telegrafin.
“Si rezultat i punës së zyrtarëve policorë, tre persona serbë janë arrestuar, përderisa procedurat e mëtejme janë duke u realizuar në konsultim dhe koordinim me prokurorët kompetentë”, tha Kelani. /Telegrafi/