Site icon Telegrafi

Gjermani: Një 15-vjeçare shqiptare raportohet e zhdukur – policia gjermane kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia në Gjermani dhe familjarët janë duke kërkuar ndihmë për gjetjen e një shqiptareje 15-vjeçare Rahmone Jusufit.

Jusufi rezulton e zhdukur nga 11 shtatori.

Ajo ishte nisur për në shkollë si zakonisht më 11 shtator, por nuk kishte arritur atje, raporton “Bild”.

“Deri më tash vendndodhja e saj nuk është e ditur”, ka njoftuar Policia.

Pasi që vajza u deklarua e zhdukur, nisën kërkimet. Hetuesit kontaktuan gjithë kontaktet e njohura. Pasi ato nuk rezultuan me sukses, publikuan foton e saj dhe po kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj.

Policia ka njoftuar se Rahmone Jusufi kishte një pulovër të zezë-gri, një palë pantallona sportive dhe atlete të bardha.

Edhe familjarët kanë shpërndarë në rrjete sociale kërkesën për ndihmë.

Së fundi ajo ishte parë në Hans-Warsch-Platz, Ludwigshafen.

Exit mobile version