Një veturë e Policisë së Kosovës ka bërë shkelje të rregullave të komunikacionit, në fshatin Dollc të Klinës.
Në një video incizim që ka siguruar Telegrafi, shihet vetura e policisë e cila tejkalon rrugën në vijë të plotë, duke paraqitur kështu rrezik në komunikacion.
Siç parashihet me rregullat e komunikacionit, vetura e policisë nëse është duke vepruar me shpejtësi të ndonjë operacioni, duhet ta ketë të lëshuar alarmin e policisë si dhe dritat sinjalizuese.
Më poshtë mund të shikoni këtë video incizimin. /Telegrafi/