MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme (18.02.2025) në periudhën prej orës 09:30 deri në ora 18:30 është kryer kontroll i përforcuar aksionar në zonën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë së cilës janë sanksionuar 262 pjesëmarrës në trafik.
Prej tyre 10 drejtues automjetesh lëviznin pa patentë shofer, tre sanksione janë shqiptuar për mjete të paregjistruara, tri masa për moslejimin e këmbësorëve në vendkalim të shënuar, katër sanksione për drejtuesit fillestarë, 12 masa për kundërvajtje që kryejnë këmbësorët.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.