Deklarata e policisë për vjedhjen në shtëpinë e Raheem Sterlingut ka konfirmuar se familja e tij nuk ishte në shtëpi kur ndodhi ngjarja.
Të dielën në mbrëmje, u raportua se anësori i Chelseat nuk ishte i disponueshëm për ndeshjen e 1/8 të Kampionatit Botëror të Anglisë me Senegalin për arsye personale.
Sulmuesi i Tre Luanëve kishte humbur vendin e tij fillestar në ndeshjen e fundit të grupit me Uellsin, por gjithashtu ka qenë një anëtar integral i ekipit të Gareth Southgate për vitet e fundit.
Mungesa e tij, së bashku me vendimin e sleketorit të Anglisë për të hequr Marcus Rashford nga formacioni bazë, lejuan Bukayo Saka të rikthehej në formacionin e tij fillestar dhe Phil Foden të mbante vendin e tij, me dyshen që kombinohej për sulmin e ekipit.
Pas ndeshjes u zbulua se kishte pasur një grabitje në shtëpinë e Sterling në Angli, me familjen e tij që thuhet se ishte në shtëpi kur ndodhi thyerja.
Tani, një deklaratë e policisë të hënën ka konfirmuar se familja e lojtarit nuk ishte në të vërtetë në shtëpi gjatë vjedhjes.
“Aktualisht jemi duke hetuar një raport për një vjedhje në një adresë në Oxshott, Leatherhead”, thuhet në deklaratë.
“Pronarët erdhën në shtëpi dhe zbuluan se ishin vjedhur një sërë sendesh, duke përfshirë bizhuteri dhe ora. Hetimet për zbardhjen e rrethanave janë duke u zhvilluar dhe hetimi është në proces”.
“Asnjë kërcënim për dhunë nuk u përfshi pasi sendet u zbuluan të vjedhura në mënyrë retrospektive”, bëhet e ditur më tej.
Largimi i Sterling nga kampi të hënën do të thotë se ka shumë pak gjasa që ai të jetë gati për të marrë pjesë në ndeshjen kundër Francës në çerekfinale. /Telegrafi/