Policia e Kosovës ka arrestuar një avokat të dyshuar për veprën penale “ushtrim i ndikimit”.
Personi i dyshuar ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8 mijë euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.
Sipas Policisë, i njëjti kishte thënë se këto para do t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve në mënyrë që të nxjerrët një vendim në dobi të palës së mbrojtur nga i dyshuari.
“Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar H.J (avokat, mashkull kosovar, viti i lindjes 1985), pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘ushtrim i ndikimit’. I dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari”, ka bërë të ditur Policia.
Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.