Paul Pogba është i vendosur që të ketë një sezon të suksesshëm më Juventusin, ashtu që do t’i ndërpresë pushimet para kohe.
Sezoni i parë rikthyes i francezit në Torino ishte zhgënjyes, për shka të lëndimit në gju gjatë përgatitjeve parasezonale në Amerikë dhe asnjëherë nuk u rikuperua plotësisht gjatë edicionit 2022/2023 për shkak të rikthimit të lëndimeve.
Sipas Corriere dello Sport, mesfushori e ka njoftuar klubin se do të kthehet në Continassa nga 2 korriku që është 10 ditë përpara se të kthehet pjesa tjetër e skuadrës.
Pogba shpreson se kjo do t’i mundësojë ndërtim të formës fizike, në mënyrë që të startojë në nivel me bashkëlojtarët kur ata të kthehen nga pushimet.
Problemet me lëndime e kanë shoqëruar francezin që nga koha kur ishte te Manchester Unitedi dhe vetëm sa u përkeqësuan te Juventusi. /Telegrafi/