Nga: Joseph Coelho, poet dhe dramaturg / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Shkollat po përballen me pengesa të konsiderueshme për mësimin e poezisë në orë mësimi. Kjo kuptohet sipas një sondazhi të ri nga Qendra për Literaturë në Arsimin Fillor [Centre for Literacy in Primary Education] dhe nga [shtëpia botuese] Macmillan për Librat për Fëmijë [Macmillan Children’s Books] – gjetjet e të cilave janë paksa befasuese për mua.
Kam punuar me shumë nxënës mësues dhe në shumë konferenca për mësues kam folur se është e qartë se futja e poezisë në orë të mësimit shpeshherë është si një luftë. Sa e turpshme është kjo. Instinktivisht, të gjithë ne e njohim fuqinë e poezisë – është mediumi të cilit i drejtohemi në dasma, në funerale dhe në lindje, e dimë se ajo flet për diçka që është thellë brenda nesh dhe megjithatë, në përgjithësi, poezia mëtohet të harrohet deri në momente kur ne kemi nevojë për të, dhe asgjë tjetër ajo nuk bën.
Shpeshherë flas për bagazhin që vjen me poezinë – ideja se ajo duhet analizuar dhe studiuar dhe se ka përgjigje të saktë për interpretimin e saj. Por, nuk ka përgjigje të saktë për poezinë, përveç asaj që na pëshpërit në shpirt. Kujtimet e mia për poezinë në orë mësimi janë duke i analizuar poezitë e Sylvia Plath-it. Më pëlqenin, por analiza si e vetme mund të na shkëpusë nga kënaqësia e leximit të një poezie të mirë. Përpjekja për t’ia qëlluar me të dytën synimit të poetit, pa ia lejuar kohës dhe hapësirës për ta gjetur një poezi ose poet që të flet, kjo për mua nuk ka kuptim.
Shumë kohë përpara se të isha poet i botuar, shkoja në shkolla për t’i ndihmuar të rinjtë që nxeheshin për poezinë. Mësova se mënyra më e mirë për ta bërë këtë ishte duke e ndarë gëzimin që ndieja duke e shkruar atë; duke ia lejuar të rinjve që të angazhohen tamam me poezinë, në mënyrën që hap fushën për vlerësimin e poezive të të tjerëve. Nëpërmjet shkrimit të poezisë mësova se sa e vërtetë është poema mrekullisht e bukur e Dylan Thomas-it, Do Not Go Gentle into That Good Night – përpiquni të shkruani vilanelën tuaj dhe gjenialiteti i saj do të hapet para jush.
Angazhimi në ushtrimet e shkrimit të lirë (ku e lini stilolapsin të udhëtojë nëpër faqe, duke shkruar çfarëdo që ju vjen në mendje) e zbulon vlerësim më të thellë për Jack Kerouac-un dhe William Burroughs-in. Duke u treguar fëmijëve se mendimet, ndjenjat dhe opinionet e tyre janë të denja për poezinë, ju ua jepni atyre një vend në tavolinë.
Kur nisa të kërkoj për botimin e përmbledhjes time të parë me poezi, më thanë se vërtetë ishte vetëm një vend për ta dërguar. Botuesit tani botojë më shumë poezi për një sërë të epokave në formën e antologjive, si Courage in a Poem nga [shtëpia botuese] Caterpillar Books, së bashku me koleksionet e vetme si Let’s Chase Stars Together (Bloomsbury) të Matt Goodfellow-it dhe Daydreams and Jelly Beans të Alex Wharton-it të ilustruara nga Katy Riddell (Firefly Press). Është kohë e ethshme për ne që ta ripërtërijmë fokusin tonë te poezia në orë mësimi.
Shpeshherë marr mesazhe nga shkollat, duke mi dërguar poezitë e nxënësve që janë frymëzuar nga të miat. Poezi për kafshët shtëpiake dhe blloqet e banesave dhe emocionet dhe kafshët. Një punë e madhe po bëhet nga disa mësues të shkëlqyer, por nevojiten më shumë burime dhe mbështetje.
Pikërisht për shkak të vetëdijes sime për ulësen e pasme që poezia tradicionalisht ka marrë, atë e kam bërë pjesë të madhe të mandatit tim si laureat i fëmijëve në [shtëpinë botuese] Waterstones. Videot e mia, My Poetry Prompts, çdo të hënë në mëngjes shfaqen drejtpërdrejt në faqen e internetit të BookTrust, ku secila prej tyre ua ofron nxënëse një mënyrë argëtuese për ta filluar një poezi. Deri në përfundimin e mandatit tim, do të jetë të paktën 80 burime falas për poezinë që mësuesit do t’i përdorin në klasë për t’i shtyrë fëmijët që të shkruajnë dhe ta vlerësojnë poezinë. Dhe, ka edhe burime të tjera: aktivitete, mjete për mësuesit dhe poezi të regjistruara që çdokush mund t’i gjejë në internet.
Pavarësisht problemeve në orë mësimi, kjo është një kohë emocionuese për poezinë. Unë me të vërtetë shpresoj se me disa burime që janë të lehta për t’u gjetur dhe me një vetëdije më të mirë se si mund të mësohen ato, poezia mund ta fitojë vendin e saj të merituar si element kryesor në të gjitha orët tona të mësimit; si një mënyrë për t’u treguar fëmijëve se si fjalët e tyre, bota e tyre, mendimet dhe opinionet e tyre kanë fuqinë për t’i lëvizur shpirtrat dhe për t’i prekur zemrat. /Telegrafi/