Një banorë i fshatit Llaushë të Podujevës ka informuar se pylli i tij është përfshirë në zjarr.
Sipas ankuesit, janë djegur rreth 3 hektar pyll. Njësia policore ka shoqëruar një të dyshuar mashkull K, i cili ka deklaruar se zjarri ka ardhur si pasoj e djegies së disa mbeturinave dhe zjarri ka përfshirë pyllin e ankuesit.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/