Lukas Podolski pritet të largohet nga Galatasaray dhe Evropa.
Sulmuesi gjerman nuk është i kënaqur aspak me situatën tij te Galatasaray e cila rrezikon të mbetet jashtë garave evropiane për vitin e ardhshëm.
Kështu gjermani ka marrë një ofertë për të vazhduar karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Është skuadra kanadeze, Torono që i ka bërë ofertë Podolskit për tu transferuar në MLS.
Për ta lënë të lirë ish-anëtarin e Interit e Bayernit, Galatasaray kërkon rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/