Site icon Telegrafi

Pochettino synon t’i marrë me vete dy yjet e Chelseat nëse bëhet trajner i Man United

Mauricio Pochettino mund t’i transferojë dy lojtarë të Chelseat në rast se ai emërohet si trajner i ri i Manchester United.

Sezoni 2023/2024 tashmë ka ardhur drejt fundit, por që shumë ekipe janë në hall me përzgjedhjen e trajnerëve të ri.

Disa emra të mëdhenj në Evropë kanë lëshuar pozitat e tyre, duke e bërë afatin kalimtar veror dhe sezonin e ardhshëm edhe më interesant.

Njëri nga këta trajnerë është Mauricio Pochettino, i cili u laruga nga Chelsea javën e kaluar pas vetëm një sezoni në ‘Stamford Bridge’.

Trajneri argjentinas u largua nga Chelsea me marrëveshje të dyanshme pasi “Blutë” e përfunduan sezonin pa trofe dhe në pozitën e gjashtë në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Arteta fillon bisedimet me yllin e Man United për ta transferuar te Arsenali

Ka pasur raportime se Pochettino mund ta zëvendësojë Erik Ten Hagun si trajner i Manchester Unitedit.

Në rast se ndodh kjo, gazetari Pete O’Rourke ka thënë se Pochettino do të synojë të nënshkruajë me mesfushorin Conor Gallagher dhe qendërmbrojtësin Trevoh Chalobah, pasi i sheh si lojtar të rëndësishëm.

Unitedit i kanë munguar opsionet në mesfushë këtë sezon pasi Casemiro ka rënë nga forma pas një sezoni të parë fantastik në ‘Old Trafford’.

Gallagher mund ta rregullojë këtë problem, njësoj siç do të bënte Chalobah i cili do të shtonte thellësi dhe kualitet në fazën e mbrojtjes./Telegrafi/

Exit mobile version