Chelsea mori një fitore spektakolare ndaj Evertonit me rezultat të thellë 6-0, por kjo shfaqje e bukur u prish në minutën e 64-të të ndeshjes.
Cole Palmer është ekzekutuesi i penalltive te Chelsea, por ai pati një përplasje me Noni Madueken dhe Nicolas Jakcson, dy sulmuesi që kërkonin ta gjuanin atë.
Tani ka ardhur reagimi nga Mauricio Pochettino, duke thënë se Palmer është ekzekutuesi i parë dhe një futbollist tjetër mund ta shutoj penalltinë vetëm nëse Palmer dëshiron t’ia japë atë.
“Unë ua kam bërë të qartë atyre. Tani jua bëj të qartë, Cole Palmer është ekzekutuesi i parë. Nëse ai dëshiron t’ia japë dikujt tjetër, ai mundet, jo në këtë mënyrë. Nuk do të ndodhë më”, ka thënë Mauricio Pochettinon kur u pyet për incidentin e penalltisë kundër Evertonit .
Pochettino i ka kërcënuar futbollistët e tij se nëse edhe njëherë ndodh një sjellje e tillë do t’i nxjerr të gjithë jashtë.
Fucking embarrassing. SMH pic.twitter.com/EyQCxhEQ4N
— Sporting King (@sportingking365) April 15, 2024
“Mendova se silleshim si fëmijë ndaj Evertonit. Kur kjo ndodh, ne duhet të mësojmë dhe të mësojmë shpejt. Performoni si ndaj Evertonit, por silluni shumë më mirë”.
“Herën tjetër do të dalin të gjithë jashtë. Nuk është shaka. Është e pamundur pas një shfaqjeje si kjo të kemi këtë sjellje. Ne duhet të mësojmë shumë nëse duam të jemi një ekip i madh. Mendoni më shumë në mënyrë kolektive sesa individuale”, u shpreh Pochettino.
Më parë, Cole Palmer tha se episodi përfundoi me lojtarët e përfshirë duke qeshur dhe duke bërë shaka derisa Pochettino e solli sërish në dhomën e zhveshjes. /Telegrafi/