Site icon Telegrafi

Po zhvillohej një ceremoni mortore, nëntë të vrarë në një sulm të armatosur në Meksikë – pamjet nga vendi ku ndodhi masakra

Nëntë njerëz u vranë dhe një u plagos kur sulmuesit hapën zjarr në shtetin qendror meksikan të Guanajuato, kanë thënë zyrtarët.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët e sigurisë publike në qytetin e Celaya thanë në një deklaratë se sulmuesit arritën vonë të enjten në mbrëmje.

Lajmet lokale raportuan se ngjarja ndodhi derisa një ritual po mbahej për një burrë të vrarë një ditë më parë dhe imazhet nga vendi i ngjarjes treguan trupa të shpërndarë në rrugë.

Guanajuato është në qendër të një lufte të përgjakshme mes grupeve rivale të krimit të organizuar por nuk kishte asnjë raport të menjëhershëm se kush ishte përgjegjës për vrasjet.

Ndërkohë bëhet e ditur se mijëra njerëz janë vrarë në Guanajuato që kur banda lokale Santa Rosa de Lima u përball me kartelin Jalisco New Generation në vitin 2017.

Sipas medieve, autoritetet kapën kreun e bandës Santa Rosa de Lima në gusht, por dhuna ka vazhduar.

Banda Santa Rosa u rrit në një fshat bujqësor me të njëjtin emër. Ata vidhnin karburant nga tubacionet qeveritare dhe rafineritë dhe grabiti ngarkesat nga trenat.

Por pasi autoritetet rritën sigurinë rreth trenave dhe tubacioneve gjatë dy viteve të fundit, banda u kthye në zhvatje dhe rrëmbime.

Ndërsa karteli Jalisco New Generation ka qenë më i dhunshmi i Meksikës në vitet e fundit, duke zgjeruar në mënyrë agresive shtrirjen e tij në të gjithë vendin përmes sulmeve kundër rivalëve të saj dhe forcave qeveritare.

Konflikti i tyre ka bërë që Guanajuato – të bëhet shteti më vdekjeprurës i Meksikës.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën dy vjet më parë duke u zotuar të ulte nivelet rekord të dhunës, por vrasjet kanë vazhduar të arrijnë majat e reja. /Telegrafi/

Exit mobile version