Site icon Telegrafi

Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Një pasagjer ka vdekur në bordin e aeroplanit të aviokompanisë Air France që po fluturonte nga Parisi në Boston, pavarësisht se mjekët u përpoqën ta shpëtonin.

Udhëtari u sëmur pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti i Parisit, Charles de Gaulle të martën. Mjekët u përpoqën të trajtonin individin, por ata ‘nuk mundën ta shpëtonin’ dhe vdiq pak më vonë.

Ekuipazhet e urgjencës u fotografuan në aeroportin ndërkombëtar Logan të Bostonit të martën mbrëma, pasi aeroplani u ul.

Policia e ka përshkruar vdekjen si ‘të pambikëqyrur’ por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, transmeton Telegrafi.

Identiteti i individit nuk do të bëhet i ditur derisa të dashurit e tyre të jenë njoftuar.

Policia e Massachusetts, njësia e detektivëve të së cilës u përgjigj në vendngjarje, po heton vdekjen.

Air France, në një deklaratë për NBC Boston, konfirmoi se një pasagjer vdiq në bordin e fluturimit AF334 pasi pësoi një urgjencë mjekësore.

“Megjithë ndihmën e një mjeku në bord, klienti nuk mundi të shpëtohej”, tha një zëdhënës.

“Air France kujton se anëtarët e ekuipazhit të saj trajnohen rregullisht për të trajtuar këto lloj situatash”, shtuan ata. /Telegrafi/

 

Exit mobile version