Site icon Telegrafi

Po shkëlqen në Serie A me Comon, Ancelotti tregon nëse Reali do ta rikthejë Nico Pazin

Nico Paz është duke shkëlqyer në vitin e tij të parë në Serie A me fanellën e Comos.

Mesfushori i ri argjentinas ka qenë lojtari kryesor i Comos, derisa ka ngjallur interesimin e klubeve të mëdha.

20-vjeçari në 27 ndeshje në Serie A me fanellën e Comos ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Real Madridi ka një klauzolë për riblerjen e lojtarit, derisa për të ardhmen e tij ka folur edhe trajneri italian Carlo Ancelotti.

“Nico Paz është një nga lojtarët tanë të rinj dhe ne po e monitorojmë nga afër zhvillimin e tij”.

“Ai po ecën shumë mirë, gjë që nuk na habit sepse është shumë i talentuar”.

“Ne do të vendosim se çfarë të bëjmë në fund të sezonit”, përfundoi Ancelotti për yllin argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version