Trajneri Enzo Maresca ka konfirmuar se dy yje të Chelseat janë larguar nga ambienti i skuadrës së parë, teksa ai i përgjigjet fjalëve për më shumë se 40 lojtarë në listë.
Është thënë shumë për Chelsean që ka shumë lojtarë në radhët e tyre, duke çuar në përjashtimin e një numri prej tyre nga skuadra e parë.
Pas largimit të Conor Gallagher, ata kanë shtuar në skuadër Joao Felix, një ish i huazuar, dhe i kanë dorëzuar atij një kontratë shtatëvjeçare pasi ka arritur një marrëveshje me Atletico Madridin.
Chelsea do të rikthehet në aksion të enjten kur do të përballet me Servette në ndeshjen e par ‘play-off’ të Ligës së Konferencës.
Një sërë lojtarësh janë lënë jashtë skuadrës dhe në konferencën e tij për shtyp, Maresca ka thënë se vetëm 21 lojtarë janë të përfshirë në seancat e tij stërvitore.
“Unë nuk jam duke punuar me 42 lojtarë, po punoj me 21 lojtarë. 15-20 lojtarët e tjerë po stërviten veçmas. Unë nuk i shoh ata. Nuk është një rrëmujë siç duket nga jashtë. Absolutisht jo”, ka thënë fillimisht Maresca.
🚨🔵 Maresca: “I am not working with 42 players. I am working with 21 players”.
“The other 15-20 players are training apart. I don’t see them. It’s not a mess like it looks from outside. Absolutely not”.
“They can even have 20 years contract, it’s not my point. I don’t care”. pic.twitter.com/bsmgRWbIei
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 21, 2024
Romelu Lukaku dhe Trevoh Chalobah janë dy nga lojtarët me profilin më të lartë që kanë tejkaluar kërkesat. Por, ka dy emra të ri të shtuar, me Raheem Sterling dhe Ben Chilwell, të cilëve u është thënë të largohen në kërkim të kohës së rregullt të lojës.
“Ata po stërviten veçmas. Situata me të dy është mjaft e qartë. Ne kemi një skuadër të madhe dhe është e pamundur t’u japim minuta të gjithëve. Nëse ata kërkojnë minuta më mirë është që të largohen”, ka shtuar ai për dy lojtarët.
“Brutal? Nuk mendoj kështu. Thjesht përpiqem të jem i sinqertë. Kam folur me Raheem para ndeshjes me Cityn. I thashë se do të ketë vështirësi për të marrë minuta me ne”.
Maresca ka mbajtur të njëjtin qëndrim për Chilwell, zëvendës-kapitenin e klubit, duke i thënë më parë të gjente një klub të ri.
Sterling dhe Chilwell u hoqën të dy nga lista A e dorëzuar në UEFA për ndeshjen e Ligës së Konferencës, ashtu si edhe Wesley Fofana.
Emri i Tosin Adarabioyo fillimisht nuk u shfaq përpara se të shtohej më vonë për shkak të një gabimi të administratorit. /Telegrafi/
🚨🔵 Raheem Sterling and Ben Chilwell are now officially OUT of Chelsea project as they are training apart from first team.
Enzo Maresca: “I just try to be honest… I told Raheem he’s going to struggle to get minutes with us. Chilly, he’s going to struggle here too”. pic.twitter.com/k9NdHUeeDc
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 21, 2024