Derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përfundim të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, shumë politikanë të njohur duket se kanë mbetur pa siguruar një ulëse në Kuvend për legjislaturën e ardhshme.
Sipas disa listave që ka publikuar KDI, dy kandidatët që duket se kanë mbetur jashtë Kuvendit për katër vitet e ardhshme janë Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Bekim Haxhiu nga PDK.
Përveç Gashit dhe Haxhiut, jashtë Kuvendit mund të mbesin edhe figura tjera të njohura në skenën politike.
Duke u bazuar në rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, PDK do të ketë 24 deputetë dhe LDK 20 deputetë.
KQZ pritet që ditët në vazhdim të certifikojë rezultatet preliminare./Telegrafi/