Site icon Telegrafi

Po filmonte promon për YouTube, eksperti amerikan i “jetës së egër” për pak sa nuk goditet nga rrufeja

Ky është momenti i tmerrshëm kur eksperti amerikan i jetës së egër “goditet nga rrufeja” në Everglades të Florida.

Forrest Galante, 35-vjeçe, por realizonte një promo për kanalin e tij në YouTube në qytetin Everglades, kur rrufeja e “goditi”, transmeton Telegrafi.

Ai po fliste për sistemin e navigimit GPS, kur rrufeja goditi pranë tij – pranë disa pemëve, e ky reagon me shpejtësi duke dalë nga uji sikurse edhe kameramani.

Biologu dhe autori i një dokumentari në Discovery Chanel pretendon se është goditur se kishte patur dhimbje por që për fat të mirë i mbijetoi më të keqes.

Pamjet janë shpërndarë në masë në rrjetet sociale, dhe shumë prej komentuesve pretendojnë se ai nuk u godit nga rrufeja siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version