Donald Trump ka postuar një letër nga ish-mjeku i tij në lidhje me shëndetin pas atentatit të javës së kaluar.
Përfaqësuesi Ronny Jackson nga Teksasi tha se një plumb goditi pjesën e sipërme të veshit të djathtë të Trumpit, duke krijuar një “plagë të gjerë 2 cm”.
Ai shtoi se “ekziston ende gjakderdhje me ndërprerje” që kërkon që Trump të mbajë një fashë në vesh, shkruan skynews.
Ndryshe, Trump u qëllua në vesh gjatë tubimit në Pensilvani.
Një mbështetës nga audienca ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.
Shërbimi Sekret ka vrarë personin e armatosur. /Telegrafi/